Luajnë pa kokë: Videoja që tregon vendimet katastrofale të Kantes dhe Havertzit mbrëmë, është e rëndë të shikohet

Luajnë pa kokë: Videoja që tregon vendimet katastrofale të Kantes dhe Havertzit mbrëmë, është e rëndë të shikohet

Chelsea dhe Liverpooli u ndan me në barazim 1-1, në përballjen e xhiros së tretë në Premier League, të shtunën mbrëma.

Fillimisht Kai Havertz kishte kaluar në epërsi ‘Të Kaltërit’ me një gol sensacional me kokë, para se Mohamed Salah të barazonte nga penalltia me frymën e fundit në intervalin e parë, shkruan Periskopi.

Duhet cekur se Reece James u përjashtua direkt me të kuq pasi luajti me dorë në zonë dhe Salah konvertoi pikërisht pas këtij incidenti.

Sidoqoftë, Chelsea është dashur të fitonte me lehtësi kundër ‘Të Kuqve’, nëse është për t’u marrë parasysh një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Në klipin 27-sekondësh paraqiten dy raste.

Fillimisht N’Golo Kante dështon të tregohet kreativ dhe të lansojë një top të thjeshtë për Romelu Lukakun i cili po bënte një vrapim brilant prapa mbrojtjes së Liverpoolit, duke pasuar për Kai Havertzin në krahun e djathtë.

Çuditërisht edhe sulmuesi gjerman pati mundësi ideale për ta shërbyer Lukakun, por dështoi të reagonte me shpejtësi dhe mprehtësi, eventualisht duke e humbur rastin me një goditje të bllokuar.

Në rastin e dytë, Mason Mount është në një pozitë perfekte në zonë për të pasuar topin te Havertz, i cili qartazi do të shënonte me lehtësi, por vendos të gjuajë vetë dhe e katandisë punën keq.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: