Luajti vetëm 16 minuta por prapë u shpall lojtari më i mirë i Real Madridit- shikoni paraqitjen brilante të Kubos mbrëmë
Nuk ka pasur shumë gjëra pozitive për t’u diskutuar te Real Madridi në parasezon.
“Los Blancos” kanë pranuar shumë gola, saktësisht 16, në pesë ndeshjet parasezonale të luajtura deri tani, transmeton Periskopi.
Disa top lojtarë poashtu kanë dështuar të impresionojnë, përfshirë Eden Hazardin.
Por një nga aspektet e pakta pozitve ka qenë Takefusa Kubo.
Talenti nga Japonia u transferua këtë verë dhe pritej të aktivizohej me Real Madrid Castillan.

Por ai ka impresionuar aq shumë në stërvitje sa që Zinedine Zidane ka vendosur t’i japë atij mundësi me skuadrën e parë në miqësoret parasezonale.
Dhe deri tani ka dhuruar disa paraqitje të jashtëzakonshme.
Ai shkëlqeu përsëri të mërkurën kundër Fenerbahces së Vedat Muriqit.
Ai u aktivizua vetëm 16 minuta para përfundimit.
Kubo u duk shumë rehat me topin në pronësi dhe shpesh mori vendimin e duhur në treshen e fundit.
Momenti i tij më i mirë ishte kur tregoi aftësitë në afërsi të zonës duke bashkëvepruar me Luka Modricin, goditja e të cilit u prit.
Ai gjithashtu pati mundësi të shënonte golin e parë për klubin, por goditja e tij me të djathtë poashtu u prit.
Lexuesit e “Marcas” përsëri e kanë votuar atë si “Lojtarin e Ndeshjes”, pavarësisht se luajti vetëm 16 minuta. /Periskopi.com/



