Lubonja: Albin Kurti u dorëzua para Edi Ramës

Lubonja: Albin Kurti u dorëzua para Edi Ramës

Gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dorëzuar para kryeministrit shqiptar, Edi Rama, vlerëson publicisti Fatos Lubonja.

Lubonja ka folur për shkaqet e dorëzimit të Kurtit ndaj Ramës .

“Nuk do mërzitesha sikur të kishte ftohtësi, por ajo që pashë më shumë se ftohësi  ishte si një lloj dorëzimi i Albin Kurtit para kësaj figure autoritare invadente, sepse me thënë drejtën Kurti ka edhe një Vetëvendosje këtu dhe një pjesë këtu përfshi mua e kanë parë si një forcë politike që mund ndërtonte alternativë siç e quante atje ‘shtet i kapur’ siç është edhe në Shëqipëri shtet i kapur nga oligarkia atje nuk e di sa është i kapur”, thotë ai.

Madje, Lubonja në Tëvë 1, i cilësoi si propaganda premtimet e Kurtit se do të ndërtohet hekurudha mes Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se i sheh me skepticizëm në qëllimin e tyre.

“Dhe një ftohje e tyre për këto arsye do të ishte e shëndetshme, ose dialog ose një përplasje ndoshta. Ndërsa unë e pashë që Kurti sikur i propagandoi dhe ai ato që bën Rama, një hekurudhë që do na lidhte neve kaq shpejt, një port, të gjitha këto unë i shikoj me skepticizmin jo për realizimin por edhe qëllimet atë hekurudhën nuk e di se kur do ta shohim se ne kishim këtu pjesërisht dhe nuk kanë vu një gozhdë për të qarkullu në Shqipëri”, shtoi ai.

Shpërndaje në: