Lulëzon ekonomia: Për dy muaj, në Amerikë u hapën 843 mijë vende të reja pune

Lulëzon ekonomia: Për dy muaj, në Amerikë u hapën 843 mijë vende të reja pune

Punëdhënësit amerikanë kanë punësuar më shumë punëtorë të rinj në tetor se që është pritur derisa ekonomia amerikane po shpërthen pas një vere të vështirë.

Firmat shtuan 531 mijë punëtorë dhe papunësia ra në 4.6 për qind, sipas shifrave të fundit.

Edhe shifrat për muajin shtator u rishikuan dhe tani duken më mirë, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Shpërndarja e variantit Delta dhe rritja e ngadaltë kanë ndalur punësimin gjatë verës.

Në muajin shtator u krijuan gjithsej 312 mijë vende pune, dhe jo 197 mijë sa ishte raportuar më herët.

Kjo nënkupton se për dy muajt e fundit, në Amerikë janë hapur 843 mijë vende të reja pune. /Periskopi

Shpërndaje në: