Lushi: Fajtor janë anëtarësia e VV’së që i shkojnë Kurtit pas dhe i binden autokratit si delet pa ogiçë në tufën e tyre

Lushi: Fajtor janë anëtarësia e VV’së që i shkojnë Kurtit pas dhe i binden autokratit si delet pa ogiçë në tufën e tyre

Ish pjesëtari i UÇK’së, njëherit aktivisti shqiptar në SHBA, Uk Lushi në një prononcim për Periskopin ka thënë se sjellja e kastës politike është e papërgjegjshme, që do të dënohet me votë nga qytetari i Kosovës.

“Nuk kam fare koment. Kastat aktuale politike janë sjellur si bashibuzukë. Populli i Kosovës është popull i durueshëm, por nuk do të harrojë të dënojë me votë kur të vijnë zgjedhjet e ardhme, të cilat sa më shpejt të vijnë aq më mirë për shtetin e Kosovës”, u shpreh ai.

Përveç Albin Kurtit, Lushi thotë se fajtor janë dhe anëtarësia e Vetëvendosjes që i binden.

Ndërsa ish opozita, aktivisti Lushi thotë se kanë rënë në grackat kurtiane.

“Fajtori kryesor quhet Albin Kurti. Një politikan dogmatik pa vizion dhe bllokues. Pas tij fajtorët ndihmës janë anëtarësia e VV-së që i shkojnë Kurtit pas dhe i binden autokratit si delet pa ogiçë në tufën e tyre. Por faje kanë edhe LDK, PDK dhe AAK me Nismën. Ish-opozita ka vegjetuar dhe ka rënë në grackat kurtiane gati tërë kohën. Kosova ka nevojë për rinovim të skenës politike shtetërore dhje partiake”, ka potencuar Lushi për Periskopi.

Megjithatë, zgjidhja prej këtij lëmshi që Kosova gjendet tani, për Lushin janë zgjedhjet e reja.

Ai deklaroi se zgjedhjet duhet të organizohen me marrëveshje të partive.

“Kushtetuta dhe konstitutocionalistët e Kosovës janë probleme tjera akute. Tepër normative dhe me tendenca të zgjedhin probleme politike me gjykatës, Kosova po vuan prej tyre. Mirëpo krizat e këtilla janë edhe oportunitete për të gjetur zgjidhje të mira dhe për të evituar kriza në të ardhmen. Sidoqoftë, tash për tash, hapi i vetëm që fut shtetin e Kosovës në shtegun e zgjidhjes së lëmshit të ndërlikuar do të ishin zgjedhjet e reja, të cilat më së miri është të caktohen dhe organizohen me marrëveshje të partive dhe faktorëve institucionalë. Vox populi le të rigjykon partitë dhe le të zhbllokohet Kosova”, u shpreh ai për Periskopin ndër të tjera./Periskopi/

Shpërndaje në: