Lutfi Haziri: Drejtësi për Astritin, por edhe për Agon Musliun i cili humbi jetën në objektin qeveritar

Lutfi Haziri: Drejtësi për Astritin, por edhe për Agon Musliun i cili humbi jetën në objektin qeveritar

Kreu aktual i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka hedhur kritika ndaj krerëve aktuale, respektivisht kryeministrit e Qeverisë.Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haziri ka thënë se përveç rastit të Deharit, kërkon edhe zbardhjen e rastit të Agon Musliut.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kryeministri i Republikës, Qeveria dhe Kosova po e kërkojnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit. Ne i bashkangjitemi thirrjes dhe përveç zbardhjes së rastit për Astritin, kërkojmë që të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut. Drejtësi edhe për Agonin, i cili në objektin qeveritar, i ndaluar për karantinë, e humbi jetën, duke na tronditur të gjithëve!

Shpërndaje në: