Lutfi Haziri: Ne nuk kemi vota për ta “arrnuar” Qeverinë e PAN-it
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar se loja me vota, na ka lodhur.
“Tash e sa kohë po i shohim se të njëjtit njerëz po thonë që i kanë votat”, tha ai në emisionin “Dialog Plus” në RTV Dukagjini.
Sipas tij, LDK, e as koalicioni LAA nuk ka vota për ta “arrnuar” koalicionin e PAN-it dhe qeverinë e tyre.
“Nëse i kanë votat le ta thërrasin seancën konstituive dhe ta formojnë qeverinë”, tha Haziri



