Lutfi Haziri viziton kompani prodhuese në Gjilan: Janë krenaria jonë

Lutfi Haziri viziton kompani prodhuese në Gjilan: Janë krenaria jonë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin dhe shefin e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, bartësin e listës zgjedhore, Avdyl Aliu dhe kandidaten për Asamble, Diana Toska, kanë vizituar sot kompaninë Albimi – prodhues i biçikletave dhe Integj – prodhues i tekstilit, ku janë pritur nga pronari, Ibrahim Krivaqa.

Kryetari Haziri ka thënë se me brendet e tyre, Albimi e Integj janë krenaria jonë.

“Sot vizitova brendet e Gjilanit, Albimi dhe Integj. Pilot Bike tashmë ka pushtuar tregun europian me cilësinë e lartë dhe kjo na bënë krenarë. Këto fabrika janë shembulli më i mirë i gjenerimit të vendeve të punës dhe njëkohësisht, storie e suksesit të privatizimit. Zotohem për bashkëpunim dhe mbështetje edhe në mandatin e ri. Falëmnderit Ibrahim Krivaqa”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, pronari i Albimit dhe Integjit, Ibrahim Krvivaqa, ka falënderuar kryetarin Haziri oër vizitën dhe mbështetjen e ofruar në vazhdimësi.

#LDKGjilan #LDK160

 

 

 

 

Shpërndaje në: