Luuk de Jong është prezantuar te Barcelona

Luuk de Jong është prezantuar te Barcelona

Luuk de Jong është prezantuar sot në “Camp Nou”.

Barcelona kompletoi transferimin e De Jong më 31 gusht, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Futbollisti erdhi nga Sevilla në formulën e huazimit me të drejtën e blerjes, në ndërkohë nga ekipi u largua Antoine Griezmann.

Luuk de Jong sot është prezantuar si futbollistë i ri i ‘Blugranëve’ dhe ai do të bart fanellën me numër 17.

Sulmuesi do të jetë i gatshëm të debutoj me ekipin e ri më 14 shtator në ndeshjen kundër Bayern Munchenit në Ligën e Kampionëve.

Holandezi është sjellur në ekip me kërkesën e trajnerit Ronald Koeman që ka punuar me të më parë në Kombëtaren e Holandës dhe i njeh cilësitë e tij.

Shpërndaje në: