Maliqi: Vuçiq shfrytëzoi momentin për ‘mini-shengen’ kur Shqipëria e Maqedonia Veriore prisnin hapjen e negociatave

Maliqi: Vuçiq shfrytëzoi momentin për ‘mini-shengen’ kur Shqipëria e Maqedonia Veriore prisnin hapjen e negociatave

Opinionisti Shkëlzen Maliqi në Rubikon të KTV-së ka folur edhe rreth Mini-Schengenit Ballkanik.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shfrytëzuar momentin kur Shqipëria e Maqedonia Veriore po prisnin hapjen e negociatave me BE-në.

“Vuçiqi e ka shfrytëzuar momentin kur edhe Shqipëria edhe Maqedonia prisnin që të fillonin negociatat për anëtarësim në BE dhe ata me këtë iniciativë kanë dashur t’i japin njëfarë shtytje që të zbusin rezistencat e Macronit dhe disa vendeve tjera. Vuçiqi e ka shfrytëzuar këtë”, ka thënë Maliqi. “Ne kemi punuar me i rivendos raportet normale me Serbinë dhe kjo është arritur. Procesi i Berlinit është si mentor i Mini-Schengenit”.

Maliqi tutje shton se vet reformat që kërkon BE-ja çojnë në krijimin e një tregu të hapur për rajonin dhe botën.

“Pluset janë se vërtet edhe ashtu krejt reformat që i bëjnë këto shtete, të shtyra prej atyre detyrave që t’i jep Brukseli për t’u bërë anëtar, të çojnë në këtë drejtim, se duhet ta krijosh asi tipi autonomie dhe një tregu të brendshëm që është i hapur për rajonin dhe krejt botën. Nuk është se diçka po të imponohet por vetvetiu duhet t’i krijosh këto kushte”, ka thënë ai.

Sipas Maliqit, një proces i tillë duhet të parashikohet në një vizion më të gjerë dhe jo të niset nga situatat momentale.

“Këto janë pengesa momentale (mosnjohja nga Serbia) por nganjëherë duhet të nisesh nga vizioni se një ditë do ta arrish stadin që e kanë vendet anëtare të BE-së dhe raportet mes vete dhe kur e kanë krijuar një union doganor apo treg të përbashkët”, ka thënë Maliqi.

 

Shpërndaje në: