Mallorca e Muriqit mbetet në La Liga, kosovari me kontribut të jashtëzakonshëm

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Mallorcas, ku luan Vedat Muriqi, ka arritur të siguroj mbijetesën në La Liga.

Mallorca arriti të fitoi ndeshjen e fundit kundër Osasunës me rezultat 0:2, shkruan Periskopi.

Vedat Muriqi pati kontribut të jashtëzakonshëm në këtë ndeshje. Ai bëri një asistim fantastik te goli i parë që e shënoi Angel në minutën e 47-të.

Golin e dytë e shënoi Grenier në minutën e 83-të.

Mallorca e mbyll sezonin në vendin e 16-të me 39 pikë, një më shumë se vendi i 18-të, Granada që ra nga La Liga./Periskopi/