Man City merr tri pikë të reja – spektakël në fitoren ndaj Everton

Man City merr tri pikë të reja – spektakël në fitoren ndaj Everton

Manchester City ka regjistruar një tjetër paraqitje fenomenale në Premier League.

Skuadra e Pep Guardiola ka shënuar fitore me rezultatin 3:0, përballë skuadrës së Everton, shkruan Periskopi.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga Raheem Sterling, në minutën e 44’. Anglezi shënoi në ndeshjen e tij numër 300 në Premier League, por e bukura e këtij goli ishte te asistimi i Joao Cancelo.

Në minutën e 55’, Rodri u përkujdes për golin e dytë të Man City dhe më të bukurin në ndeshje – e ndoshta edhe në garë për golin e sezonit.

Rezultati final u vendos në minutën e 86’, kur portugezi Bernardo Silva shënoi për 3:0.

City shkon tashmë në kuotën e 26 pikëve dhe mbanë pozitën e dytë, me tri pikë më pak sesa Chelsea në vendin e parë dhe një më shumë sesa Liverpool në pozitën e dytë. Everton numëron 15 pikë. /Periskopi.

Shpërndaje në: