Man City ndalet me barazim drithërues nga Crystal Palace: Urime titulli Liverpoolit

Man City ndalet me barazim drithërues nga Crystal Palace: Urime titulli Liverpoolit

Manchester City ka befasuar duke u ndalur me një barazim 2-2 nga Crystal Palace në “Etihad”, të shtunën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premier League.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 39-të përmes Cenk Tosun, para se Sergio Aguero të ngriste në ekstazë vendësit, me dy gola brenda pesë minutave – 82′ dhe 87′, transmeton Periskopi.

Kur u duk se City do të siguronte një fitore të madhe, krejt në fund, saktësisht në minutën e 90-të, Fernandinho realizoi autogol duke u shëndërruar kështu në figurë tragjike për “Qytetarët”.

Pas këtij barazimi, City bën një hap gjigant prapa për titull, jo se tashmë nuk dihej se Liverpooli do të shpallet kampion, por djelmoshat e Pep Guardiolas tash kanë plot 13 pikë më pak, derisa “Të Kuqtë” kanë dy ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: