Man City në krizë, Tottenhami i Mourinhos e mposht dhe rrëmben vendin e parë

Man City në krizë, Tottenhami i Mourinhos e mposht dhe rrëmben vendin e parë

Tottenhami ka mposhtur Manchester Cityn në Londër, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premier League.

Heung-min Son ishte ai që i pari kaloi në epërsi londinezët duke shënuar pas asistimit nga Ndombele në minutën e pestë.

Fitoren Spurs ia vulosi Lo Celso në minutën e 65-të pas asistimit nga Harry Kane.

Pas këtyre tri pikëve, Tottenhami rrëmben pozitën e parë me 20 pikë, ndërsa Man City mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e 10-të. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: