Man United e mposht me gjysmën e forcës Partizanin e Beogradit
Manchester United ka triumfuar në ndeshjen e Grupit L të Europa Leagues kundër Partizanit të Beogradit me rezultat 3-0, në “Old Trafford”.
Fillimisht Mason Greenwood kaloi nikoqirët në epërsi në minutën e 22-të, dhe që nga ai moment epërsia nuk iu rrezikua asnjëherë “Djajve të Kuq”, shkruan Periskopi.
Anthony Martial pastaj dyfishoi shifrat për skuadrën nga “Teatri i Ëndrrave” në minutën e 33-të, para se Marcus Rashford të shënonte për epilogun final, 3-0, në minutën e 49-të.
Përballja u përshkua nga një dominim absolut i Unitedit dhe gabime në mbrojtje të mysafirëve.
Pas kësaj fitoreje, United grumbullon dhjetë pikë në pozitën e parë, ndërsa Partizani është i treti me vetëm katër pikë. /Periskopi.com/



