Man United në gjendje të dhimbshme: Kërkon ta rikthejë Carlos Tevezin

Man United në gjendje të dhimbshme: Kërkon ta rikthejë Carlos Tevezin

Manchester Unitedi nuk po kalon nëpër një javë për t’u mburrur.

“Djajtë e Kuq” me lehtësi u mposhtën nga Burnley në “Old Trafford”, të martën mbrëma.

Rezultati i lë ata gjashtë pikë prapa në luftën për top katërshe, me vetëm pesë fitore në ligë në 11 ndeshje, që nga starti i dhjetorit, transmeton Periskopi.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, duket se United po përballet me krizë lëndimesh, veçanërisht në repartin e sulmit.

Me lajmin se Marcus Rashford do të mbetet jashtë për të paktën gjashtë muaj, Ole Gunnar Solskjaer ka vetëm dy sulmues të shëndetshëm; Anthony Martial dhe Mason Greenwood.

Siç qëndrojnë gjërat, United duhet ta transferojë dikë në tetë ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Epo, sipas raporteve nga Italia, United po lidhet me një transferim të befasishëm të Carlos Tevezit.

Tevez has played for Man Utd before

“Tuttosport” potencon se klubi po kërkon për një zgjidhje të shpejt të problemit dhe me kosto të ulët.

Si 35-vjeçar, Tevez është njeriu i duhur.

Argjentinasi kaloi dy sezone në “Old Trafford” mes viteve 2008 dhe 2010, duke bërë 99 paraqitje dhe duke shënuar 34 gola. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: