Manchester United merr lajm të tmerrshëm para ndeshjes me Barcelonën

Manchester United merr lajm të tmerrshëm para ndeshjes me Barcelonën

Barcelona ka konfirmuar se Ousmane Dembele ka lënë prapa shqetësimet e tij dhe është rikthyer të stërvitet normalisht me grupin. 

Anësori francez ka lënë prapa lëndimin dhe është kthyer në stërvitje para ndeshjeve shumë të rëndësishme që Barcelona do t’i zhvillojë, me Atletico Madridin të shtunën në La Liga dhe me Manchester Unitedin të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Ky nuk është aspak një lajm i mirë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që ka filluar ta ndjejë presionin pas dështimeve në Premier Ligë dhe kualifikimi tutje në kompeticionin më të rëndësishëm evropian është një ‘detyrë’ për ta, transmeton Periskopi.

Dembele është jashtë fushave që nga fitorja 5-1 ndaj Lyon, kur pësoi një lëndim në muskujt e kofshës.

Edhe pse fillimisht është menduar që talenti francez do të mungonte në sfidën e parë ndaj ‘Djajve të Kuq’ më 10 prill, rikuperimi është arritur në kohë rekord dhe do të jetë i gatshëm plotësisht.

Ai pritet që ndeshjen e fundjavës ndaj Atleticos ta nis nga stoli, për të qenë 100 për qind i gatshëm për testin e vërtetë ndaj United. /Periskopi/

Shpërndaje në: