Mancini vendos rekord historik te Kombëtarja e Italisë

Mancini vendos rekord historik te Kombëtarja e Italisë

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, duke zënë vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Italia ka marrë vendin e tretë në Ligën e Kombeve, duke mposhtur kombëtaren e Belgjikës me rezultatin 2:1, shkruan Periskopi.

Fitorja e Italisë, përveç medaljes së bronztë, i solli Roberto Mancinit edhe një rekord personal.

Sipas statistikave të ‘Opta Paolo’, Mancini ka regjistruar 30 fitore me Italinë, në vetëm 44 ndeshje të luajtura.

Ky rekord është më i miri në histori. /Periskopi/

Shpërndaje në: