Manipulimi me vota, arrestime në Malishevë – deklarohet Prokuroria
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi ka konfirmuar aksionin e sotëm në komunën e Malishevës.
“Aksioni është duke u zhvilluar në Malishevë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës. Janë duke u invervistuar komisionerët. Pas orës 13:00 dalim me qëndrim”, ka thënë shkurt ai.
Kujtojmë se nga ky operacion i gjerë hetimor mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar deri më tani nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor./Periskopi



