‘Maraklia’ i rrjeteve sociale ndëshkohet nga Baseli

‘Maraklia’ i rrjeteve sociale ndëshkohet nga Baseli

Baseli është duke luajtur ndeshjen si mysafir i Luzern, e vlefshme për raundin e 25-të të Superligës së Zvicrës. 

Padyshim befasia më e madhe mbetet lënia jashtë e Edon Zhegrovës, i cili këtë ndeshje nuk është ftuar fare.

Zhegrova erdhi në këtë ndeshje pas kritikave të shumta që pati për përformancat e tij me Kosovën, veçanërisht ndaj Danimarkës e më pas Bullgarisë, shkruan Periskopi.

Trajneri Marcel Koller ka lënë jashtë skuadrës kësaj rradhe yllin kosovar, teksa nuk dihen arsyet që fshihen para këtij vendimi.

Zhegrova ka luajtur vetëm tetë minuta me Baselin që kur u huazua në muajin shkurt nga Genk.

19-vjeçari njihet për përdorimin e shumtë të rrjeteve sociale, për çka është kritikuar vazhdimisht. /Periskopi/

Shpërndaje në: