Matematikani australian zbulon gjeometrinë e aplikuar në pllakën 3700 vjeçare: Për shitjen e një cope toke

Matematikani australian zbulon gjeometrinë e aplikuar në pllakën 3700 vjeçare: Për shitjen e një cope toke

Një matematikan australian ka zbuluar atë që mund të jetë shembulli më i moçëm i gjeometrisë së aplikuar, në një pllakë argjile 3700 vjeçare babilonase.

E njohur si Si.427, pllaka bart planin e një fushe që mat kufijtë e një cope toke.

Pllaka daton nga periudha e Vjetër Babilonase mes 1900 dhe 1600 Para Lindjes së Krushtit dhe ishte zbuluar në fund të shekullit 19 në atë që sot e njohim si Irak.

Ajo ishte strehuar në Muzeun Arkeologjik të Stambollit para se Daniel Mansfield nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor e gjurmoi, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Mansfield bashkë me Norman Wildbergerin, kishin identifikuar më herët një tjetër pllakë argjile që mbante tabelën më të lashtë të saktë trigonometrike.

“Aksidentalisht nuk jua rrokë trigonometrinë; zakonisht ju bëni diçka praktike,” kishte spekuluar z. Mansfield në atë kohë.

“Si.427 ndërkohë është për një pjesë toke që do të shitej,” vazhdoi ai.

Shpërndaje në: