Matjet e Opinionit Publik e qesin Sokol Halitin fitues pa balotazh të zgjedhjeve në Viti

Matjet e Opinionit Publik e qesin Sokol Halitin fitues pa balotazh të zgjedhjeve në Viti

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, sonte po prezantohet të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Sipas matjeve të opinioni publik, në Viti pa balotazh del se do të fitoj Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 53.09 përqind të deklarimit të respodentëve.

Në bazë të këtij sondazhi, i dyti në zgjedhjet lokale në Viti do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi me 29.9 përqind.

Ndërsa, i treti do të jetë Bekim Azizi i PDK-së me 13.4 përqind, kurse i katërti do të jetë Reshat Azizi i AAK-së me 1.03 përqind.

Në bazë të të dhënave nga matjet e këtij sondazhi, 2.58 përqind kanë thënë se do ta votojnë dikë tjetër.

Mostra e marrë në këtë matje është 800 respodentë ndërsa realizimi i këtij sondazhi është bërë me datë 25 shtator.

Shpërndaje në: