Matoshi pas deklarave të Bislimit për projektin amerikan me ‘gaz rus’: Ose i padijshëm ose po gënjen

Matoshi pas deklarave të Bislimit për projektin amerikan me ‘gaz rus’: Ose i padijshëm ose po gënjen

Gazetari Halil Matoshi ka kritikuar ashpër zëvendës-kryeministrin Besnik Bislimi për deklaratat e sotme për gazsjellësin amerikan.

Bislimi deklaroi për Tubacionin Trans-Adriatik [TAP] se sjell gaz nga Azerbajxhani dhe Rusia.

Matoshi ka reaguar ashpër për një deklaratë të tillë duke pyetur nëse kjo bëhet “nga padija apo ashiqare po gënjen”.

“Dihet botnisht se ky gazsjellës asht Projekt amerikan dhe se vet Rusia [Gasprom] blen gaz nga Azerbajxhani për tregun evropian!???” – shkruan ai, përcjell Periskopi.

Matoshi ka deklaruar se Tubacioni do të sjell 10 miliardë metra kub gaz natyror nga fusha në det të hapur Shah Deniz në detin Kaspik për konsumatorët në BE dhe Ballkanin Perëndimor.

Statusi i plotë:

Zëvendëskryeninistrit Besnik Bislimi thotë të pavërteta!

Ai ka deklaru për Tubacionin Trans Adriatik (TAP) sjell gaz nga Azerbejxhani dhe Rusia!???

A e bën nga padija apo ashiqare po gënjen njeriu i dytë i Qeverisë, nuk dihet por dihet botnisht se ky gazsjellës âsht Projekt amerikan dge se vet Rusia (Gasprom) blen gaz nga Azerbajxhani për tregun european!???

Ndërsa fakti është ky:

Lidhja e re tranzit që kalon nga kufiri i Greqisë me Turqinë, kah Maqedonia e Veriut në Kosovë dhe kah Shqipnia e Adriatiku në Itali, përmes një shtrirje 878 km, e bën realitet Korridorin Jugor.

Ai sjell 10 miliardë metra kub gaz natyror nga fusha në det të hapur Shah Deniz në Kaspik për konsumatorët në BE dhe Ballkanin Perëndimor, ndihmon në diversifikimin e furnizimeve larg Rusisë dhe rrit pozicionin e Azerbajxhanit në tregjet evropiane.

Shpërndaje në: