Mbesin pa paga për disa muaj, futbollistët e klubit të njohur vendor nisin bojkotin
zhdojnë problemet financiare për klubet kosovare të futbollit.
Futbollistët e KF Ferizaj kanë filluar sot bojkotin pasi që nuk janë paguar nga drejtuesit e klubit për disa muaj.
ka qenë vet faqja zyrtare e klubit që e ka bërë të ditur një gjë të tillë, teksa ka njoftuar se futbollistët nuk do të dalin në stërvitje derisa të marrin pagat e tyre.
Sot futbollistët e skuadrës tonë nuk janë paraqitur fare në seancën stërvitore, për shkak të mos pagesës ndaj tyre. Arsyeja kryesore që e bojkotit të futbollistëve, eshte gjendja shumë e rëndë financiare që po kalon klubi ynë që shumë kohë. Vendimi për bojkot eshte marrë sot nga futbollistët, të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre.
Klubi ynë eshte në gjendje të rëndë financiare dhe organizative, shpresojmë që aksionarët e klubit të ‘zgjohen’ nga ‘gjumi’ dhe t’i dalin në mbështetje financiare klubit tonë.
Ky klub, ky qytet, këta tifozë nuk e meritojnë këtë gjendje, andaj shpresojmë që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje në të mirë të klubit. Deri atëherë, Futbollistët janë në bojkot!
Ferizaj ndodhet në Grupin B të Ligës së Parë me pak gjasa për t’u rikthyer në Superligë pas kësaj gjendje të rënduar financiare.



