Mbeti në infermieri, shpërthen mesfushori i Interit:Po vuaj, u them tifozëve të Interit…
Stefano Sensi thyen heshtjen dhe e lëshon veten. Mesfushori i Interit po përfiton nga pushimi për ekipet kombëtare që të përpiqet të përfundojnë procesin e rehabilitimit pas problemit të fundit, një tendosje muskulore në kofshën e tij të majtë, e cila e mundon atë për disa javë.
Dhe tani flet me një mesazh përmes mediave sociale: “Nuk ishte një kohë e lehtë. Një seri dëmtimesh ngadalësuan rrugën time të karrierës. Jetën ime. Të mos jesh në gjendje të bësh atë që do me qetësi. Ma hoqi buzëqeshjen.
Unë jam një person përgjegjës, gjithmonë kur bie bëj gjithçka që të ngrihem dhe të kthehem më i fortë. Më irriton që nuk mund të jap kontributin tim, duke mos qenë në gjendje të jap më të mirën time për klubin, stafin, për tifozët tanë të cilët gjithmonë kanë treguar respekt.
Unë jam duke punuar çdo ditë, po bëj më të mirën time, pa pauza apo justifikime. Është koha të lë pas fatkeqësitë, problemet fizike, pengesa që më kanë detyruar të frenoj. Shihemi së shpejti dhe gjithmonë forca Inter”.



