Mbi 100 raste aktive me Covid-19, Lipjani i mbyll sheshin, parqet, shtigjet e ecjeve dhe tregjet

Mbi 100 raste aktive me Covid-19, Lipjani i mbyll sheshin, parqet, shtigjet e ecjeve dhe tregjet

Komuna e Lipjanit ka njoftuar që për shkak të situatës së krijuar nga rastet e fundit me COVID-19 në këtë komunë, është marrë vendim që të mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari”, parqet, shtigjet e ecjeve, këndet e lojërave dhe tregjet.

Përmes një njoftimi një faqen zyrtare, komuna ka kërkuar nga bizneset që t’iu përmbahen në tërësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

“Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, që nga fillimi pandemisë e deri tash janë konfirmuar 232 raste me koronavius në këtë komunë dhe janë regjistruar pesë raste të vdekjeve.

Aktualisht atje janë 117 raste aktive me këtë sëmundje.

Shpërndaje në: