Mbi 30 mijë lëndë të pazgjidhura, qytetarët presin vite me radhë në gjykata

Mbi 30 mijë lëndë të pazgjidhura, qytetarët presin vite me radhë në gjykata

Mirvet Thaqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë që ekzistojnë mbi 30 mijë lëndë të pazgjidhura në gjykata, dhe qytetarët mbeten duke pritur për vite me radhë.

“Ky hulumtim pra është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që Instituti i Kosovës për Drejtësi i bën punës së sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial në rastin konkret ky raport pra i referohet punës së divizioneve penale të gjykatave të republikës së Kosovës si e thatë edhe ju, të pazgjidhura në fund të vitit 2021 kanë mbetur edhe mbi 31 mijë lëndë, konkretisht 31 mijë lëndë e 314”, ka thënë Thaqi Klan Kosova.

“Edhe megjithatë vlen të theksohet se në krahasim me vitin 2020 Gjykata që gjykojnë lëndë penale të përgjithshme kanë pasur një performancë më pozitive pra kanë arritur që të zgjidhin më shumë lëndë, pra për 15 për qind, dhe ky numër kaq i madh i lëndëve të pazgjidhura ka ndikuar që qytetarët pra të presin për vite me radhë që një çështje të marrë një epilog final”, tha ai.

“Kemi arsyetime të ndryshme [se pse mblidhen lëndë të pazgjidhura], gjyqësori zakonisht arsyetohet me faktin se ka mungesë të stafit, pra mungesa e gjykatësve dhe stafit tjetër progresional, megjithatë është e domosdoshme të kemi një angazhim shtesë pasi që siç e kemi parë së fundmi, këshilli Gjyqësor  i Kosovës ka udhëhequr një sërë procedurash rekrutuese për vrojtimin e gjyqtarëve të rinj dhe po sa të plotësohet ky numër besoj që këto arsyetime do të bien poshtë”, ka shtuar thaqi

Sipas statistikave, Gjykata e Prishtinës qëndron më keq me numrin e lëndëve pasi që edhe pranon një numër më të madh syresh, ndërkaq ajo e Gjakovës qëndron më mirë.

“Ne e kemi krahasu me vitin 2020, përgjatë vitit 2021 pra kemi rritje të numrit të lëndëve penale të përgjithshme që janë pranu në punë po ashtu kemi edhe rritje siç e thashë të numrit të lëndëve të zgjidhura dhe është evidentuar një trend pozitiv, një rënie e numrit të lëndëve të pazgjidhura prej 6.22 për qind”.

“Në kuadër të këtij raporti kemi analizu edhe se cila prej gjykatave është më së shumti e ngarkuar me lëndë të tilla dhe bazuar në të dhënat e siguruara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës rezulton se gjykata më e ngarkuar me lëndë të tilla është gjykata themelore në Prishtinë e cila ka mbi 15 mijë lëndë. Më së paku lëndë të tilla ka pasur Gjykata Themelore në Gjakovë, me mbi një milion të tilla”.

Shpërndaje në: