Mblidhen shkencëtarët, tash duan që Plutoni të marrë statusin e planetit

Mblidhen shkencëtarët, tash duan që Plutoni të marrë statusin e planetit

Shkencëtarët kanë bërë thirrje që Plutoni të numërohet si planet sërish pas studimit të ri në shkencën planetare.

Plutonit iu hoq statusi i “planetit xhuxh” në vitin 2006 nga Unioni Ndërkombëtar Astronomik [IAU], që pretendoi se kishte dështuar t’i realizonte tri kriteret bazë.

Që një trup astronomik që të klasifikohet zyrtarisht si planet duhet të jetë sferik, të sillet drejt një ylli, dhe të mos ndajë hapësirën gravitacionale me të tjera objekte në orbitë, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Vendimi i IAU-së për ta riklasifikuar Plutonin në vitin 2006 ishte bazuar në prezencën e objekteve të quajtura “plutino” brenda orbitës.

Ekipi i hulumtuesve nga universitetet e ndryshme, observatorët dhe institutet kërkimore tash pretendojnë që rregullat e IAU-së për planet ishin “të nxituara”.

Studimi pesë vjeçar i shkencës astronomike dhe planetare përfundoi që IAU-ja duhet të “anulojë definicionin e saj joshkencor dhe të ndalojë së mësuari histori revizisioniste”.

Po ashtu, ata kërkuan që të bëheshin korrigjime në tekste shkollore ku mësohej që Plutoni nuk ishte planet.

Në vitin 2018, shefi i Nasas Jim Bridenstine ka thënë që e konsideronte trupin qiellor në fjalë si planet, duke shtuar “Kështu e kam mësuar”.

Rivendosja e Plutonit si planet do t’i bënte sërish nëntë planete në sistemin diellor. /Periskopi

Shpërndaje në: