Mblidhet sërish LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të enjtë do të mbajë mbledhjen e Kryesisë.
Në një komunkiatë për media, LDK njofton se mbledhja do të fillojë nga ora 13.30 në Selinë e LDK-së ndërsa do të udhëhiqet nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Tutje, thuhet se kjo mbledhje do të mbahet e mbyllur për media.
Kujtojmë se me datë 3 gusht, LDK do të mbajë zgjedhjet për Kryetar të partisë.
Kuvendi Zgjedhor vjen pasi që kanë përfunduar zgjedhjet nëpër të gjitha degët e kësaj
partie. Ndërsa vlenë të theksojmë se zgjedhjet nëpër degë kanë kaluar me shumë incidente./Periskopi/



