Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë tregon arysen pse zgjodhi Liverpoolin
Virgil van Dijk është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë pasi Liverpooli pagoi për të 85 milionë euro
Virgil van Dijk është njëri nga lojtarët kyç të Liverpoolit dhe tani ka treguar arysen se pse kishte vendosur që t’i bashkohet klubit të madh anglez, transmeton Periskopi.
27 vjeçari thotë se tiujt janë arsyeja se pse ka ardhur në Liverpooli, derisa skuadra e Kloppit është në rrugë të mirë që ta fitojë Premier Ligën këtë edicion dhe gjithashtu është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Porton .
“Kjo është ajo që dëshiroja,” tha fillimisht Van Dijk.
“Ju shpresoni që të jeni në këtë pozitë, duke luftuar për titullin e Premier Ligës dhe të jeni sa më lartë në Ligën e Kampionëve.
“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të fitojmë diçka me Liverpoolin dhe ne tani kemi shanse të mira. Kështu që ne duhet të japim gjithçka dhe të shpresojmë që nuk do të zhgënjehemi në fund,”. /PERISKOPI/



