Mbushet Pulmologjia: Në klinikë nuk ka vende të lira dhe teste PCR

Mbushet Pulmologjia: Në klinikë nuk ka vende të lira dhe teste PCR

Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk ka më kapacitete për të pranuar pacientë të infektuar me COVID-19.

Kjo klinikë i ka të zënë të gjithë shtretërit me pacientë të infektuar, andaj të gjithë pacientët e infektuar që po shkojnë për të kërkuar trajtim mjekësor aty, po referohen për në dy klinika tjera.

Një pacient ka treguar  se nga Klinika e Pulmologjisë i është kërkuar që të hospitalizohet diku tjetër.

Pacienti ka dërguar një raport mjekësor me anë të cilit i është kërkuar që të bëj testin PCR e që nuk ka në këtë klinikë, e pastaj të hospitalizohet diku tjetër, për shkak se në klinikë nuk ka më vende të lira.

 

 

 

Shpërndaje në: