McGregor tallet me mbulesën e gruas së Khabibit: E ke të mbuluar me peshqir

McGregor tallet me mbulesën e gruas së Khabibit: E ke të mbuluar me peshqir

Conor McGregor është kritikuar tejmase pas sulmeve fetare që ia bëri gruas së Khabib Nurmagomedov.

“Gruaja jote është një peshqir”, ishte komenti i irlandezit në rrjetin social Twitter, në foton që tashmë është fshirë.

Siç shihet në foton e mëposhtme, McGregor tallet me veshjen fetare të gruas së Khabib, por se më pas e fshiu.

Ky shkrim është parë racist dhe islamofobik, pasi Khabib i takon fesë islame.

Më pas, McGregor vazhdoi edhe me shkrime tjera provokuese ndaj Khabib.

“Mos u frikëso nga revanshi ti mi i frikësuar”, shkroi tutje McGregor.

Khabibi e kishte rrahur keq McGregorin në eventin e UFC 229, më 6 tetor të vitit të kaluar në Nevada.


Luftëtari irlandez pas këtij ‘tweeti’ ka marrë kërcënime serioze dhe ka vendosur ta fshijë statusin.

Shpërndaje në: