Më 20 shtator mbahet seanca e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Më 20 shtator do të mbahet seanca e parë për sesionin vjeshtor. Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila për media tha se vendimi për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe fushatës duhet të jetë vendim konsensual i të gjitha partive.

“Të jetë vendim konsensual i të gjitha partive. Nuk insistojmë njërin app tjetrin variant. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik(IKShPK) të kemi edhe fushatën nëse vazhdohet me datën e njëjtë të zgjedhjeve. Dakordohemi me të gjitha partitë e tjera pjesëmarrjes.