“Më jep 15 mijë euro dhe del nga burgu!” Mesazhi në Instagram ndaj futbollistit që u akuzua për përdhunim

“Më jep 15 mijë euro dhe del nga burgu!” Mesazhi në Instagram ndaj futbollistit që u akuzua për përdhunim

Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në Greqi, dhe kjo ngjarje lidhet me futbollistin Ruben Semedo.

Semedo po kalon nëpër telashe të mëdha, pasi u akuzua për përdhunim ndaj një vajze 17 vjeçe, përcjell Periskopi.

Por, gjithçka është kthyer në një mister, pasi lojtari ka pranuar një mesazh në instagramin e tij.

“Paç fat në burg! Më paguaj 15 mijë euro dhe unë nuk do të them asgjë”, thuhet të jetë mesazhi që avokatët e lojtarit kanë përdorur në argumentimin e tyre, sipas medieve greke, përcjell Periskopi.

Avokatët e lojtarit kanë provuar të japin edhe disa dëshmi të tjera që ai nuk ishte pjesë e një krimi të tillë.

Lojtari tashmë do të ketë mundësi të lirohet, me anë të një pagese prej 10 mijë eurove. /Periskopi/

Shpërndaje në: