“Më ndjekin me pistoleta”- Faton Peci para qytetarëve propagandon se po i rrezikohet jeta nga njerëzit e PDK-së, por nuk ankohet në Polici e as Prokurori
“Me ndjekin me pistoleta”, tha kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ditë më parë, duke akuzuar njerëz të PDK. Por, siç duket Peci këto deklarata po i shfrytëzon për fushatën e tij kundër kandidatit tjetër në Mitrovicë, shkruan Periskopi.
Në rrethana normale, nëse dikush ndihet i rrezikuar apo është rrezikuar nga persona të tjerë, rasti raportohet në Polici.
Por, Peci këtë nuk e ka bërë ende.
Burime të Periskopit brenda Policisë në Mitrovicë të Jugut kanë treguar se Peci nuk është ankuar në lidhje me “ndjekjen me pistoleta”.
Periskopi ka pyetur edhe Prokuroinë në Mitrovicë, nëse Peci ka paditur dikë pas këtyre akuzave, por as atje Peci ende nuk ka shkuar.
Kujtojmë se gjatë një interviste në tëvë1, Peci u shpreh:
“Çdo lëvizje e imja në Mitrovicë është nën vështrimin e banditëve të PDK-së, më ndjekin edhe me pistoleta”.
Peci paralajmëron padi për Hamzën- “Çdo lëvizje e imja në Mitrovicë është nën vështrimin e banditëve të PDK-së, më ndjekin edhe me pistoleta”
Posted by Tëvë Info on Wednesday, October 29, 2025



