Më në fund një fitore nga ‘Dardanët’: Lirim Kastrati shpëton Kosovën nga grupi D
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e saj vendimtare për të qëndruar në grupin C, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.
Dardanët sonte ishin nikoqir të Moldavisë, ndaj së cilës, fituan me rezultat të ngushtë prej 1:0.
Goli i sulmuesit, Lirim Kastratit i shënuar në minutën e 31’të rezultoi të jetë edhe goli i triumfit për ‘Dardanët’, njëherit edhe goli që Përfaqëueses sonë ia siguron mbijetesën ne Grupin C të Ligës së Kombeve.
Vlenë të theksohet se, Ibrahim Dresevic ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 85-të të takimit, teksa edhe Muriqi e Hadërgjonaj u ndëshkuan me të verdhë.
Kujtojmë se, Bernard Challandes nuk ishte i pranishëm as në këtë takim pasi rezultoi pozitiv me Covid 19. /Periskopi



