Me shami në dorë, Rita Ora i vë “flakën” TikTok-ut duke kërcyer valle

Me shami në dorë, Rita Ora i vë “flakën” TikTok-ut duke kërcyer valle

Rita Ora sapo ka nisur sfidën më të re në TikTok. Këngëtarja me famë botërore i tregoi edhe njëherë botës për origjinën e saj shqiptare. Ajo ndan shpeshherë foto dhe video në rrjete sociale dhe madje ka folur gjithmonë nëpër intervista për traditat dhe kulturën shqiptare.

Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në TikTok ku është shfaqur duke kërcyer valle popullore shqiptare. Me një shami në dorë, ajo kërcen nën ritmet e këngës që është bërë virale, një miks i hitit “Love Nwantiti” me remixin shqiptar të këngës “Habibi”.

“Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantwins” më inspiruan”, shkruan ajo duke e shoqëruar dhe me emojin e flamurit shqiptar.

Po ashtu, ju njoftojmë se tani videot më interesante dhe emocionuese të T7 mund t’i shihni edhe në TikTok në llogarinë: @t7video

Shpërndaje në: