Media lokale: Pritet dorëheqja e kryetarit të VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujkës

Media lokale: Pritet dorëheqja e kryetarit të VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujkës

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje! në Mitrovicë sot ka thirrur mbledhjen e kryesisë.

Aty pritet të diskutohet procesi zgjedhor dhe ajo pritet të mbahet nga ora 16:00, shkruan Jepi Zë.

Jepi Zë mëson se nga pikat e kësaj mbledhjeje do jetë edhe dorëheqja e Faruk Mujkës, kryetarit të VV në Mitrovicë.

Faruk Mujka udhëheq Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.

Shpërndaje në: