Mediat ndërkombëtare raportojnë për atentat ndaj Putinit

Mediat ndërkombëtare raportojnë për atentat ndaj Putinit

Sipas një pretendimi të pakonfirmuar, thuhet se është kryer një atentat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Limuzina e tij ka pësuar një shpërthim të fortë në anën e saj të majtë, shkruan mirror.co.uk.

Ky incident nga disa interpretohet si një atentat për ta vrarë liderin e Kremlinit.

Limuzina e tij dyshohet se u godit nga një “shpërthim i fortë” në rrotën e majtë të përparme, e kapluar më pas nga tym i madh.

Nuk raportohet të jetë lënduar Putin nga ky rast, teksa ka pasur disa arrestime nga shërbimi i tij i sigurisë.

 

Shpërndaje në: