Mediat serbe: U rrëzua një dron i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Mediat serbe: U rrëzua një dron i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

Mediumi serb B92 po përhap panik në mesin e popullatës civile serbe duke u munduar që t’i qes në protesta kundër aksionit të ligjshëm të Qeverisë së Kosovës.

Ata raportojnë se një dron i shqiptarëve po fluturon mbi veriun e Kosovës, dhe është rrëzuar sot në afërsi të komunës së Zubin Potokut.

Ky medium raporton se nuk dihet çka e shkaktoi rrëzimin e dronit.

Ky dron, sipas informacioneve të këtij mediumi, ishte i Policisë së Kosovës. /Periskopi

Shpërndaje në: