Mediumi slloven paralajmëron Slloveninë para ndeshjes me Kosovën
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë një tjetër përballje me Slloveninë këtë muaj në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në kuadër të Ligës C Sllovenia është nikoqire e “Dardanëve” në Lubjanë.
Dy skuadrat u përballën mes vete edhe në muajin tetor, ku fitues ishin sllovenët me rezultat të pastër, 0:1.
Mediumi slloven “Nogomania” ka paralajmëruar Kombëtaren sllovene se nuk do ta ketë edhe aq lehtë kësaj radhe ndaj Kosovës.
“Për shkak të COVID-19 dhe lëndimeve, Kosova ishte dobësuar ndjeshëm asokohe, por kësaj radhe nuk do të jetë ashtu. Lista e Bernard Challandesit përfshin futbollistët si: Amir Rrahmani, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Bernard Berisha”, shkruan më tej “Nogomania”.
Ndryshe, ndeshja në fjalë luhet më 15 nëntor në Lubjanë.



