Mesiq flet për luftën në Ukrainë: Nuk besoj se rrezikohet Ballkani, është i pamundur ndryshimi i kufijve në rajon

Mesiq flet për luftën në Ukrainë: Nuk besoj se rrezikohet Ballkani, është i pamundur ndryshimi i kufijve në rajon

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, e ka përshkruar si “katastrofë” luftën në mes Rusisë dhe Ukrainë që ka prekur më së shumti qytetarët evropianë.

“Unë nuk pres që Rusia do t’i arrijë të gjitha qëllimet e saj në këtë luftë, por në të njejtën kohë duket se as Perëndimi nuk do t’i arrijë të gjitha qëllimet e tij”, tha ai për Anadolu Agency, përcjell Periskopi.

Ai tha se nuk pret që lufta në Ukrainë do ta rrezikojë sigurinë e Ballkanit.

Mesiq refuzoi spekulimet që një luftë mund të shpërndahet edhe në rajonet tjera, duke thënë: “Është e pamundur që lufta në Ukrainë të shpërndahet në një rajon tjetër, veçanërisht në Ballkan”.

“Ekzistojnë ata që janë të pakënaqur me rezultatet e luftës që ka ndodhur në territoret e ish-Jugosllavisë dhe duan që të ketë përsëri ndryshim të kufijve. Këta janë udhëheqësit e Republika Srpska (një nga dy entitetet federale në Bosnje dhe Hercegovinë), tha Mesiq.

“Këta njerëz mendojnë se kufijtë mund të ndryshohen sot, por kufijtë nuk kanë ndryshuar edhe pas vdekjes së 100.000 njerëzve. Kush do të mendonte për ndryshimin e kufijve në Ballkan përsëri? Është tërësisht e pamundur”, tha ai.

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin një datë për bisedimet për hyrjen e tyre në BE, Mesiq, tha se procesi i integrimit evropian duhet të përshpejtohet.

Tutje, ai tha lufta në Ukrainë mund ta përshpejtojë hyrjen e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: