Mësohet ora dhe vendi se ku do të takohen Mustafa e Kurti

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen sot pasdite në Kuvend.

Bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ora 16.30  në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha para gazetarëve se sot do të takohet me Albin Kurtin dhe se beson se sot do të ndodh marrëveshja.

“Po besojmë që sot do të ndodhë marrëveshja”, tha Mustafa.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK’së Agim Veliu, ka thënë se kjo parti nuk lëviz nga oferta e fundit që ia ka dhënë Vetëvendosjes.

“Gjasat janë që sot të ketë takim, sigurisht.  Për punën e ministrive jemi marrë vesh njëherë, nuk e di cfarë variantesh tjera ka.  Po presim nga Vetëvendosja që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është kryeparlamentari, 5 ministri dhe Presidenti. Ne presim përgjigje. Duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që nap resin qoftë ai pozitiv, qoftë epilogu tjetër, Vetëvendosja duhet të ketë kohë të ketë pozicionin e saj dhe t’i shqyrtojë veprimet tjera. Në asnjë variant nuk heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit”, ka thënë Veliu./Periskopi/

Shpërndaje në: