Messi festoi fitoren e Barcelonës 5:2 me djemtë dhe qenin e tyre të ri – ja pamjet
Ylli argjentinas, Lionel Messi, e kaloi të dielen duke u relaksuar me familjen e tij, me tre fëmijët dhe bashkëshorten – mbase edhe festoi fitoren 5:2 të Barcelonës ndaj Real Betisit, shkruan Periskopi.
Thiago, 8 vjeç, shihet tek luan me Messin duke shmangur qenin e tyre të madh Hulk.
Hulk shpesh është parë duke luajtur futboll me Messin edhe pse si mbrojtësit më të talentuar në botë, nuk arrin ta marrë topin nga magjistari argjentinas.

Roccuzzo, gruaja Messit, e cila është e dashura e fëmijërisë së yllit argjentinas, gjithashtu shijoi një birrë të ftohtë që mban emrin e burrit të saj.
‘Messi’ krahas titullit ‘Mbreti i futbollit’.

Kujtojmë se, Messi u detyrua të fillojë në stol në ndeshjen kundër Betis, por u prezantua në pjesën e dytë.
Kjo erdhi si një surprizë e dukshme për tifozët, veçanërisht pas thashethemeve për një përçarje me trajnerin holandez, Ronald Koeman.
“Ai nuk ishte titullar sot, por në pjesën e dytë ishte shumë i rëndësishëm.” /Periskopi



