Messi: Kemi cilësi ta fitojmë Kupën e Botës

Messi: Kemi cilësi ta fitojmë Kupën e Botës

Lionel Messi është në krye të lojës së tij për Paris Saint-Germain dhe gjithashtu bëri një paraqitje të mrekullueshme me dy gola dhe një asist, në fitoren e Argjentinës kundër Hondurasit (3-0).

Ylli argjentinas pranoi se po argëtohej sërish dhe kjo reflektohet në cilësinë lojës së tij.

“Ndihem ndryshe. Ndihem sikur jam ndryshe nga viti i kaluar. E dija që do të ishte kështu. Unë thashë më herët se nuk e gjeja dot veten. Unë kisha llogaritur në diçka të tillë, por tani gjërat kanë ndryshuar. Ky vit është ndryshe. Fillova me një mendje tjetër, jam përshtatur më shumë me klubin, dhomën e zhveshjes, bashkëlojtarët e mi dhe stilin e lojës së PSG-së. E vërteta është se ndihem sikur jam ‘rilindur’.Po argëtohem sërish”, theksoi Messi, pas ndeshjes ndaj Hondurasit.

Lionel Messi poashtu shtoi se beson në potencialin e skuadrës për të fituar Kupën e Botës.

“Ne kemi shumë ambicie. Ka ende pak kohë deri atëherë, por ne jemi të qetë dhe duhet të jemi në formë të mirë në klubet tona për të arritur në Kupën e Botës në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi një ekip të madh për Kupën e Botës, por duhet të ecim hap pas hapi. Duhet të shijojmë çdo moment që jemi bashkë, ta përgatisim ekipin seriozisht dhe të punojmë”, përfundoi ylli argjentinas.

Shpërndaje në: