Messi më i mirë se Neymar

Messi më i mirë se Neymar

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë i Barcelonës.

Ai shprehet i lumtur me arritjet dhe përmirësimin e Neymar në dy vitet e fundit, por mbetet i bindur që argjentinasi ende është lojtari kryesor i gjigandit katalan.

“Si një brazilian, unë jam gëzuar me të vërtetë për përparimin që Neymar ka bërë në dy vitet e fundit”, tha Rivaldo.

“Por, Lionel Messi është ende për mua lojtari më i mirë në Barcelonë”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: