Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell’s Old Boys

Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell’s Old Boys

Duket e pabesueshme, mirëpo goli që Lionel Messi ia shënoi Osasunas është shumë i ngjashëm me atë që Diego Maradona e kishte shënuar për Newell’s Old Boys në vitin 1993.

Si për koincidencë, pikërisht në këtë ndeshje, superylli i katalunasve festoi duke hequr fanellën e Blaugranëve dhe duke treguar fanellën që e kishte veshur Maradona gjatë kohës sa luante për klubin argjentinas.

Askush nuk do të mund ta kompletonte në mënyrën më të mirë nderimin për legjendën e futbollit, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 60 vjeçar.

Më 7 tetor 1993, pas kthimit në futbollin argjentinas, Maradona kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Emelec.

Tash, 27 vite më vonë, disa ditë pas vdekjes së ikonës, Messi e nderoi në mënyrën më të mirë dhjetëshen e paharruar.

Maradona e shënoi golin e tij duke goditur nga cepi i gjashtëmbëdhjetëmetërshit në skajin e djathtë të portës, derisa Leo e dërgoi topin në këndin e kundërt, por me të njëjtin stil.

Në një deklarim të mëhershëm, Messi ka treguar se ka qenë prezent në kohën kur Maradona e kishte shënuar atë gol për Newell’s Old Boys. /Telegrafi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Inspektorati i Prishtinës në aksion, gjobit shoferë e konfiskon targa

Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e…

Szunyog: BE pret që Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizim

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri…

Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që…

PET skaneri, zyrtarja e Presidencës: Jahjaga u falënderua tre herë, Presidentja insistoi që ajo të flas në ceremoni

Learta Hollaj, shefja e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka  reaguar pas raportimeve dhe reagimeve…

Pejë: Aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti…

Arne Slot, trajneri i ri i Liverpoolit

Arne Slot raportohet se  do të jetë trajneri i ri i Liverpoolit. Kështu ka bërë…

Hoxha Ahmed Kalaja mallkon kryeministrin Kurti: Haram, kurrë mos ta mundësoftë Allahu

Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës…