Messi shpërthen në lot gjatë intervistës, pas ndeshjes ndaj Bolivisë

Messi shpërthen në lot gjatë intervistës, pas ndeshjes ndaj Bolivisë

Lionel Messi nuk ka mbajtur dot lotët pas ndeshjes së parë me tifozët e Argjentinës në stadium, që kur kombëtarja fitoi Kupën e Amerikës.

Festa për Kupën e Amerikës u bë edhe më e ëmbël për Leon, pasi  ai shënoi het trik për të tejkaluar Pele si realizatori më i mirë i të gjitha kohërave në Amerikën e Jugut.

Për praninë e tifozëve dhe mundësinë për të festuar me ta, Messi është shprehur si më poshtë:

“Isha me emocione dhe vetëm doja të shijoja mbrëmjen. Kam pritur kohë të gjatë për këtë. Ne fituam ndeshjen, dhe kjo ishte më me rëndësi. Tani mund të festojmë”, ka thënë Messi, transmeton Periskopi.

“Ishte një moment unik (triumfi në Kupën e Amerikës) për arsyen se ku dhe si arritëm titullin. Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta bërë dhe tani kemi mundësinë të festojmë, është e mrekullueshme. Nëna dhe vëllezërit e mi janë në tribuna. Ata kanë vuajtur shumë… jam shumë i lumtur”, shtoi argjentinasi.

Messi shpërtheu në lot pas kësaj interviste, duke lënë të kuptohet edhe një herë se sa me rëndësi ka qenë kjo arritje për të. /Periskopi/

Shpërndaje në: