Miami regjistron fitoren e dytë në NBA, Clippers triumfon kundër San Antonios

Miami regjistron fitoren e dytë në NBA, Clippers triumfon kundër San Antonios

Miami Heat e ka gjetur fitoren e dytë radhazi dhe të katërtën në tërësi në këtë fillim të edicionit në NBA.

Heat fituan në udhëtim te Atlanta Hawks me rezultatin 106:97.

Mysafirët luajtën më mirë gjatë gjithë takimit, derisa pavarësisht këndelljes së vendasve në çerekun e fundit, fitorja e tyre nuk u rrezikua.

Kendrick Nunn ishte më i dalluari në fitoren e mysafirëve me 28 pikë, derisa kontribuuan edhe Tyler Herro me 17 pikë dhe Meyers Leonard me 16 pikë.

Ndërkohë, te Atlanta më të dalluarit ishin Jabari Parker me 23 pikë dhe DeAndre’ Bembry me një dyshifror të dyfishtë, duke realizuar 18 pikë dhe 10 kërcime.

Përveç këtij takimi, u luajtën edhe dy të tjera. New Orleans triumfoi ndaj Denver Nuggets me shifrat 122:107, kurse LA Clippers – San Antonio 103:97.

Këto janë top 5 aksionet e mbrëmjes në NBA:

Shpërndaje në: