Michell për aplikimin e statusit kandidat të Kosovës për BE: Normalizoni raportet me Serbinë

Michell për aplikimin e statusit kandidat të Kosovës për BE: Normalizoni raportet me Serbinë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka kërkuar liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Këshilit Evropian, Charles Michel, ka thënë se Kosova mund të aplikojë për statusin e vendit kandidat për BE, por duhet të plotësohen disa kushte, e para, marrëveshja me Serbinë.

“Dy elemente, i pari, duhet të ketë progress në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, obligimet jnë dhënë për dy palët dhe duhet të implementohen marrëveshjet që janë bërë në të kaluarën.

E kuptoj që Kosova ka për qëllim të aplikojë për statusin kandidat, është vendim që duhet të merret nga autoritetet kosovare, pastaj fillon procesi nga BE, ka procedura formale që duhet të plotësohen”, ka thënë Michell./Periskopi

Shpërndaje në: